Shkencëtarët nga Kalifornia pohojnë se janë në hap për të krijuar formulën për vaksinën kundër stresit. Një injeksion, siç thonë, do të ishte i mjaftueshëm që të çlirohemi pas çfarëdo lodhjeje.
Pas 30 vjet hulumtimesh dhe kërkimesh për barin kundër stresit, profesori i Departamentit të Neurologjisë së Universitetit në Stanford të Kalifornisë, Robert Sapolski beson se bari i caktuar mund të ndryshojë “kiminë” e trurit dhe në këtë mënyrë krijon gjendjen e “paqes së fokusuar”.
Shkencëtari pohon se ndodhet shumë afër zbulimit të formulës së krijuar gjenetike, e cila do të mënjanojë nevojën për trajtime relaksuese dhe barëra.
Nëse merret parasysh koha në të cilën jetojmë dhe pasojat e stresit për zemrën dhe gjithë organizmin, nuk është i çuditshëm interesimi kaq i madh për një vaksinë të tillë.