Në mbrëmjen e organizuar të hënen nga Federata e Zvicerane e Futbollit “SFL Award Night” në Luzern, Shkëlzen Gashi është përzgjedhur lojtari më i mirë në Superligën Zvicerane të Futbollit për vitin 2014.
26-vjeçari nga Kosova në sezonin 2013/14 kryeson listën si golashënuesi më i mirë në këtë ligë. Aktualisht sulmuesi shqiptar numëron njëmbëdhjetë gola të regjistruar për Grasshoppersin.
26 vjecari në këtë garë për futbollistin e vitit në Zvicër ka lënë prapa Fabian Frein dhe Yassine Chikhaouin, shkruan albinfo.ch.
Në mbrëmjen e organizuar nga Federata e Zvicerane e Futbollit Gashi së bashku me Taulant Xhakën u përzgjodhën edhe në “Skuadrën e ëndrrave” të Superligës zvicerane, “Dream Team – Super League”, ndërsa Ezgjan Alioski dhe Mërgim Brahimi ishin zgjedhur në “Skuadrën e ëndrrave”- Dream Team – Challenge League.
Gashi është edhe reprezentues i kombëtares shqiptare.