Nga: Fatmir Kastrati
Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve ka bërë shkelje gjatë gjithë procesit të konkursit.
Fillimisht, në mënyrë tendencioze këta nuk numëruan si duhet pikët që ata vetë vlerësuan, kështu duke ma mohuar të drejtën për intervistë me gojë, ani pse testi im i kishte me shumë se 50 pikë, që është si kriter për t’i ftuar kandidatët në intervistën me gojë.
Pas ankesës së bërë, komisioni në përgjigjen e tyre e aprovon si të bazuar ankesën dhe vërteton shkeljen që më është bërë. Poashtu komisioni me fton në intervistën me gojë që është kryer disa orë më parë para se këta të më njoftonin për përgjigje.
Pra, komisioni po ashtu beri shkelje duke lënë intervistën me gojë pikërisht në ditën e fundit kur ishte paraparë të jetë dita e ankesave.
Pavarësisht që padrejtësia ndaj meje u vërtetua në ditën e parë, ku ata e panë ngecjen që kishin në mbledhjen e numrave dyshifror, pavarësisht që ankesa ime u parashtrua në ditën e parë, kjo nuk i mjaftoi komisionit që të merrnin vendim dhe të më njoftonin 48 orë para intervistës me gojë. /2LONLINE/