(2L ONLINE) – Arijeta Rexhepi, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e vetëvendosjes ka akuzuar udhëheqjen e Kuvendit komunal se po i shkel n vazhdimësi procedurat dhe në anën tjetër edhe bëhet diskriminim i Këshilltarëve të subjekteve opozitare.
Rexhepi thotë se Statuti i Komunës parasheh që ftesat dhe materialet për seancat e Kuvendit Komunal ose komiteteve t’ju dërgohen pjesëmarrësve 7 ditë para mbajtjes së seancave, por se në Kuvendin Komunal të Gjilanit kjo dispozitë e Statutit shumë shpesh nuk respektohet, zakonisht pa fajin e sekretarisë së Kuvendit, por me fajin e udhëheqësve.
Ajo me këtë rast ka përmendur edhe një rast kur Këshilli Vendor në Zhegër ia drejton Kuvendit Komunal një kërkesë për marrjen në shfrytëzim të pronës komunale në sipërfaqe prej 1 hektar e 64 ari dhe se udhëheqja komunale e thërret me 05 nëntor paradite mbledhjen e Komitetit për Pronë, për të njëjtën ditë, pasdite, pa ia afruar paraprakisht, madje as gjatë mbledhjes, materialin dhe projektin e plotë për të cilin është diskutuar dhe për të cilin këshilltarët është dashur të vendosin për të rekomanduar ose jo Kuvendit dhënien në shfrytëzim të pronës.
Po ashtu, thotë Rexhepi, një ditë më vonë, pa paralajmërim dhe pa materiale, e njëjta kërkesë shkon para këshilltarëve Komunal në Kuvend për ta marr vendimin përfundimtar për dhënie në shfrytëzim të kësaj prone.
‘Ky është vetëm njëri nga rastet më të freskëta që udhëheqja komunale jo vetëm se nuk i respekton procedurat por as nuk i furnizon këshilltarët me materialet e nevojshme për të cilin ata duhet të diskutojnë dhe të vendosin”, thotë këshilltarja e vetëvendosjes Arijeta Rexhepi, për të shtuar edhe se kështu ka ndodh edhe me këmbimin e pronës për rrugë të shkollës në Zabel, faljen e truallit në Poredin e kështu me radhë e shumë raste të tjera.
Përndryshe, ajo ngreh shqetësimin edhe për faktin, siç thotë ajo, diskriminim të këshilltarëve të opozitës
“Ka ndodhur disa herë të organizohen seminar të ndryshëm nga donatorët, e ku parashihet që pjesëmarrës në këta seminar të jenë edhe këshilltarët nga opozita. Por shpesh këta të fundit nuk janë ftuar nga Kryesuesja e kuvendit ose lajmërohen për seminar të njëjtën ditë kur është dashur këshilltarët të nisen për në Shqipëri”, thotë ajo.
Rexhepi shprehet tutje se shpesh ndodhë që në seminare ose ekskursione të shkojnë njerëz të cilët nuk do të duhej të shkonin. Sipas saj, këto sjelle të papërgjegjshme paraqesim keqpërdorim të pozitës.
“Vetëvendosje kërkon që udhëheqja komunale ta ndërroj qasjen e saj ndaj opozitës dhe t’i kryej detyrat e saja si duhet dhe me kohë”, ka thënë Arjeta Rexhepi, anëtare e Kuvnedit Komunal të Gjilanit nga radhët e vetëvendosjes. /2L ONLINE/