Shoqëria kulturoro-artistike “Jehona” në Tërnoc këtë vit feston 44 vjetorin e ekzistimit të saj e cila gjithmonë ka sjell vallen tradicionale para publikut shqiptar në Luginë të Preshevës.
Abdurrahman Murati, drejtor i kësaj shoqëria gjatë një bisede për portalin Titulli.com theksoi se bartë me vete një pjesë të historisë dhe kulturës ndër vite andaj edhe ai dëshiron ta ruaj Jehonën me shumë xhelozi.
Ai tha se është i pakënaqur me organizimet vendore artistike të cilët nuk janë aspak të mjaftueshme.
“Jo Çdo vit financohemi nga Ministria e Kulturës së Serbisë për festival por shpresojmë që për vitet e ardhshme të financohemi dhe ta organizojmë festivalin por së paku shoqëritë të kenë mundësi qëndrimi 3-4 ditë”, u shpreh mes tjerash Murati.
Lidhur me largimet e fundit të disa anëtarëve, Murati tha se duhet të punohet në krijimin e një shoqërie profesionale. .
“Janë larguar disa të rinj dhe kanë formuar shoqëri të re, unë kërkojë tek organet komunale të marrin masa dhe të mos lejojnë krijimin e shoqërive të reja, mirëpo të formohet një shoqëri e vetme apo ansambël me profesionist e udhëhequr nga ana e profesionistëve e cila do të përfaqësoj vlera tek publiku”, deklaroi për Titulli.com Abdurrahman Murati.
Murati vlerësoi se “Jehona” është një shoqëri kulturoro-artistike me një bagazh mjaft të madh të andaj dëshiron që të ketë jetë sa më të gjatë ngase të gjithë valltarët e tanishëm të komunës së Bujanocit kanë dalë po nga kjo shoqëri.
BURIMI: Titulli.com