Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti “ sot ka përfunduar aksionin “Sofra e Ramazanit” duke u dalë në ndihmë 180 familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. Kështu që numri i përgjithshëm i familjeve të ndihmuara gjatë muajit të Ramazanit është 1200 familje.
Agim Hyseni, Koordinatori i SHHB “Bereqeti” dega në Gjilan, në ditën e fundit të Ramazanit ka falënderuar të gjithë ata donatorë në vend dhe në diasporë të cilët kanë mbajtur gjallë aktivitetet e “bereqetit” gjatë tërë muajit.
“Në theks të veçantë duam të falënderojmë Muhamed Ismajlin i cili dhuroi 6700 € (6200 € për jetim) dhe 500 për pako, Imami ngA Zvicra Xheladin Leka (xhamia Oaza 6000 franga dhe 235 € , Adnan Ismajli 500 €, Selver Ibrahim inga Norvegjia 1825 €, Fidan Bilalli me shokë 1250 €, Globi MI 500 €“, Enver Zylfiu nga Gjermania 500 €, Shoqata “Urtësia “ në Zvicër 100 pako ushqimore, Mensur Halimi 1000 CHF, Shoqata Islamic Relief 100 pako ushqimore, ETC – ja 50 pako ushqimore, Flexgraf 100 pako ushqimore, Fluidi 60 pako ushqimore, Shoqata Istanbul 50 pako ushqimore dhe shoqata “ Qëndresa Kosovare” 100 pako ushqimore”, ka thënë Hyseni.
Gjithashtu një falënderim shumë i sinqertë për punëtorët teknik të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Adem Osmani, Ruzhdi Haxhi, Fisnik Maloku, Asad Thaqi etj, të cilët gjatë tërë muajit kanë kryer të gjitha punët rreth ndarjes së ndihmave në baza vullnetare, e në shumicën e rasteve ndihmat i kanë dërguar deri në shtëpinë e nevojtarit, për t’iu shmangur masave të njerëzve për shkak të gjendjes së pandemisë. Allahu I shpërbleftë të gjithë.