Shoqata Humanitare Bamirëse “Berqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familjet rome të cilat janë të vendosur në shtëpitë për banim social në Komunën e Gjilanit.
“Janë ndihmuar shtatë familje me veshmbathje , miell dhe pako ushqimore. Gjendja e tyre edhe para reshjeve të borës nuk ishtë e mirë , por pas reshjeve të borës së fundit ajo është vështirësuar edhe më shumë, andaj mendojmë sado pak kemi lehtësuar gjendjen e tyre për ta tejkaluar këtë të ftohtë”, ka bërë me dije Agim Hyseni koordinator i kësaj shoqate. /2LONLINE.com/