(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në Viti është njoftuar përmes telefonit se është një rast rrahje në progres në objektin e Ambulantës në Viti ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe me këtë rast kanë arrestuar katër personat të cilët ishin të involvuar në rrahje.
Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, besohet se motivi i rrahjes ka qenë një rast tjetër mosmarrëveshjeje i cili ka ndodhur ditë më parë.
Pasi që janë takuar në ditën kritike kanë filluar rrahje në mes tyre. Me këtë rast lëndime ka marrë, I. R., i cili është dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe pas tretmanit është liruar. Në lidhje me rastin Prokurori i shtetit urdhëron që të ndalohen katër të dyshuarit”, ka thënë Hashani.
Rasti procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/