(2LONLINE) – Komedia “Vëllazëri e interes”e Kristo Floqit , me regji të Muharrem Hodës, luajtur nga aktorët e teatrit amator “Aleksandër Moisiu” të Kamenicës, u shfaq edhe para nxënësve të shkollës fillore “ “Fan Noli” të Kamenicës”
Sipas regjisorit të kësaj komedie M. Hoda, shfaqja është pritur me interesim të madh nga ana e nxënësve. “Është kënaqësi para nxënësve të organizosh shfaqje ,sidomos komeditë gjithherë i tërheqin nxënësit, prandaj planifikojmë që komedia në fjalë të shfaqet edhe në shkollat tjera të komunës” u shpreh Hoda./2lonline/