Në kuvendin komunal të Bujanocit gjatë seancës së sotme janë shkëmbyer akuza të ndërsjella brenda këshilltareve komunal. Disa nga këshilltarët e opozitës propozuan ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërtimin e sheshit të Bujanocit nga “Karagjorgje Petroviq” në sheshin “Skenderbeu” dhe kjo ishte një mollë sherri edhe për procesin e seancës.
Këshilltarët e PVD-së gjatë 4 seancave me radhe i kanë propozuar si pikë të rendit të ditës mirëpo kryetari i Kuvendit Komunal, Jonuz Musliu nuk e ka futu as në votim gjatë seancave të kaluara.
Enver Ramadani këshilltarë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik gjatë një prononcimi për Titulli.com ka thënë se propozimi i tyre as nuk futet në votim.
“ Ne kemi hedh në rend të ditës dhe besojmë se kjo pikë është e rëndësishme për qytetarët e Bujanocit. Vendosja e barazisë si thelb për përparim dhe zhvillimi”, theksoi mes tjerash Ramadani.
Sipas tij propozimi i tyre që nuk po kalon është bërë me koalicionin e pozitës që është bërë edhe me partit serbe e që nuk po lejojnë të votohet.
Ai thotë se më i rëndësishëm është sheshi se koalicioni I qeverisjes lokale.
Gjithashtu vlen të përmendet se ne seancën e sotme të kuvendit komunal nga radhët e Partisë Demokratike janë larguar dy këshilltarë, Veli idrizi dhe Shpend Xhelili të cilët u deklaruan se do të veprojnë këshilltarë të pavarur.