Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se është shëruar një person nga fshati Roganë i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Koordinatori i Shtabit Emergjent Komunal, njëherësh drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, ka thënë se kërkohet respektim rigoroz i masave mbrojtëse.
“U shërua edhe një pacient në Komunën e Kamenicës. Vazhdojmë me vetëm një rast aktiv në komunën tonë. Duke e pare shtimin e madh të numrit të të infektuarve në Kosovë, kërkohet respektim rigoroz i masave mbrojtëse”, ka thënë ai.
Deri më tani në Komunën e Kamenicës kanë qenë të infektuar më COVID-19 42 persona, ku nga ta 41 janë shëruar plotësisht dhe një rast është aktiv.