Instituti i Kombëtar i Shëndetit publik ka njoftuar se tre qytetarë të Komunës së Kamenicës janë shëruar plotësisht.
Tre personat janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe se të gjithë duhet të vazhdojmë të kujdesemi për veten.
“Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njejtit kanë rezultuar negative. Rrini në shtëpi e kujdesuni për veten, sepse ditë të mira na presin”, ka thënë Kastrati.
Numri i të infektuarve në Komunën e Kamenicës momentalisht është 25, ndërsa tre prej tyre janë shëruar.