Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës katër persona janë shëruar.
Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kamenicën dhe ka lutur të gjithë t’i respektojnë udhëzimet e organeve kompetente.
“Një lajm i mirë sot. Sipas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, katër (4) persona të identifikuar me #COVID19 janë shëruar plotësisht. Numri i rasteve aktive të mbetura në komunën tonë me virusin SARS-CoV-2 është 16. Uroj që edhe rastet e tjera të shërohen së shpejti, por ju mos harroni t’i respektoni udhëzimet. Pra, #mbajtjenemaskës, #distancës e #dezinfektimittëduarve”, ka thënë Kastrati.
Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në komunën tonë është:
• 71 të identifikuar;
• 16 raste aktive;
• 54 të shëruar plotësisht.
• 1 i vdekur
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh! /2LONLINE.com/