Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë shëruar edhe pesë persona nga Komuna e Kamenicës.
Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka treguar se sot janë shëruar pesë persona dhe se nuk ka raste të reja të të infektuarve e për këtë ka falënderuar qytetarët për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin që ata janë duke e treguar këtyre ditëve.
“Edhe pesë persona të shëruar plotësisht nga pandemia COVID-19 në komunën tonë. Raste të reja nuk kemi dhe shpresojmë që me këtë intensitet të vazhdojmë akoma. Faleminderit qytetarëve për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre ditëve Edhe pak durojmë, për t’iu rikthyer normalitetit”, ka thënë Kastrati.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 17, ndërsa janë aktiv edhe 21 raste të tjera.