“Kujdesi për shëndetin e qytetarëve të Komunës së Gjilanit po rritet. Kjo po bëhet nga investimet konunale. Tashmë është funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjar “Emine” në lagjen Arbëria”, thonë drejtuesit e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të komunës së Gjilanit.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, tha se është funksionalizuar shërbimi i stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjar “Emine” në lagjen “Arbëria”.
Ajo tregoi se shërbimet ofrohen çdo ditë pune nga ora: 07:00-14:00.
“Ordinanca është e furnizuar me të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme të punës. Ju mirëpresim”, ka thënë drejtoresha Hasani. /2LONLINE/