Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se një person i prekur me COVID-19 nga Komuna e Kamenicës ka ndërruar jetë.
Kryetari Qëndron Kastrati ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kamenicës që të kujdesen edhe më shumë në parandalimin dhe luftimin e pandemiës COVID-19.
“Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit. Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje. Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka thënë Kastrati.
Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në komunën tonë është:
• 73 të identifikuar;
• 15 raste aktive;
• 56 të shëruar plotësisht.
• 2 të vdekur
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh!