Për të shënuar Ditën e Vajzave në Teknologji, sot është mbajtur konferenca “VAJZAT NË ICT”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, CCNO “Center for Coperation and Networking of Organizations” si dhe me Qendrën mbështetëse të arsimit ProCoders Center.
Në një fjalë rasti, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen masive të të rinjëve në këtë fushë, ku edhe theksoi se drejtoria në fjalë do t’iu ofrojë mbështetje përmes trajnimeve të ndryshme.
Kjo është një ndër konferencat e para të këtij lloji, që përveç shënimit simbolik të Ditës së Vajzave në Teknologji, kishte për qëllim nxitjen, edukimin, informacionin, komunikimin përmes fjalimeve nga Guest Speakers si dhe diskutimit interaktiv ndërmjet të rinjëve pjesëmarrës me përfaqësues të kompanive të TIK-ut, institucioneve dhe organizatave.
Ndryshe, përveç përfaqësuesve të kompanive, institucioneve dhe organizata, në këtë konferencë morën pjesë të rinj e të reja të interesuar që të marrin pjesë në fushën e teknologjisë, me ç’rast përmes fjalimeve nga Guest Speakers u elaborua rrugëtimi dhe barrierat në këtë profesion të tri vajzave të reja dhe profesoreshës, Lindita Nebiu Hyseni nga Univesiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan. /2LONLINE/