(2L ONLINE) – Është shënuar Dita e shkollës fillore që mban emrin e tribunit të njohur të veprimit kombëtar e intelektual, “Ramiz Cërrnica” në Cërrnicë. Kjo shkollë është e nderuar me emrin e veprimtarit të shquar Ramiz Cërrnica.
Me këtë rast personeli i shkollës dhe familjarët e tribunit Ramiz Cërrnica kanë vënë kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe para bustit të tij në oborrin e shkollës e më pas ka nisur programi i paraparë kulturo – artistik.
Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle Elhami Hasani, ka përshkruar rrugën nëpër të cilën ka ecur shkolla nga themelimi i saj e deri më tani.
“Kjo shkolla ka një rrugë të vështir të ecjes së saj nga themelimi e deri më tani. Ka pasur përplot pengesa gjatë historisë. Jemi të nderuar dhe krenar njëkohësisht që emri i shkollës i bënë nder jo vetëm këtij institucioni, por edhe gjithë kësaj hapësire të regjionit të Gjilanit. Ramiz Cërrnica ishte tribun i njohur i veprimit kombëtar dhe intelektual. Ai ka dhënë kontribut edhe në emancipimin e shoqërisë por edhe përhapjen e dijes gjithandej kah shkonte. Sot nga kjo shkollë kanë dal kuadro duke nisur nga Akademik, doktor shkencash, inxhinier, profesor dhe kuadro të tjera. Nxënësit e kësaj shkolle përditë e më tepër po dëshmohen me suksese”, ka thënë drejtori Hasani, duke i prezantuar edhe investimet që kanë ndodhur e që janë duke u realizuar në këtë shkollë, sikurse që u ka uruar nxënësve suksese në mësime dhe në jetën e mëtutjeshme.
Ndërsa në emër të familjes së Ramiz Cërrnicës, të pranishmit i ka përshëndetur Abdyl Hoxha, ndërsa nxënësve dhe prindërve u ka uruar këtë ditë duke i lutur nxënësit që t’i përkushtohen edhe më shumë mësimeve, sepse siç ka thënë ai tani në liri, patriotizëm është të kemi intelektual dhe profesionist, e pse jo ata të mos jenë nga kjo shkollë.
Kjo ditë ka vazhduar me një program të pasur kulturo – artistik të përgatitur nga mësimdhënësit e të interpretuar nga nxënësit e kësaj shkolle. /2L ONLINE/