Dita Botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars, e cila ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992.
Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.
Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar me 22.03.1993.
Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje.
Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: Uji për qytete, Kualiteti i Ujit, Ujerat Ndërkufitare, Uji dhe Kultura etj.
Ekspertët vlerësojnë që rreth 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliardë njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore. /2LONLINE/