(2LONLINE) – Shoqata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në sallën e teatrit te qytetit te Gjilanit ka mbajtur një tubim përkujtimor kushtuar 103 vjetorit te lindjes së veprimtarit Kurtesh Agushi.
Ramiz Bllaca njëri nga veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare vlerësoi lartë figurën e Veprimtarit në fjalë, duke theksuar se ai ishte krah i luftës për çlirim e pavarësi dhe aktivist i devotshëm i gjithë popullit shqiptar. ” Sot kujtojmë njeriun 103 vjeçar, i cili me aktivitetin e tij na la mbresa të shumta për popullin shqiptar anë e mbarë ku jetojnë. Kurteshi është njëra nga figurat më të spikatura të vendlindjes së tij Gjilanit, Anamoravës e më gjerë.” tha Bllaca.
Ndërsa Vehap Shita kryetar i shoqatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ka theksuar se nga emrat që u shkolluan dhe kaluan sfida të mëdha ishte edhe Kurtesh Agushi , i cili si i tillë ai ka dhenë një kontribut të veqant. Sipas tij edhe pse Agushi ishte një i burgosur, ai ishte një njeri i pa thyeshëm ku përgjatë këtyre presioneve Agush Kurteshi qëndroi me nder. ” Shumë u shkolluan në aso kohe , një ndër ta ishte edhe Kurtesh Agushi mirëpo për dallim nga të tjerët ky kaloi sfida te mëdha. Ai ka qenë një i burgosur, i maltretuar dhe i torturuar fizikisht mirëpo prapë se prapë qëndroi me nderë. Ai ka qenë nënshkrues i deklaratës se studentëve të Beogradit për ndarjen e tokave Kosovare , ku paralelisht ai ishte i pathyeshëm.” tha Shita.
Për jetën revulicionare dhe patriotike të Kurtesh Agushit foli historiani Fehmi Rexhepi , ku ndër të tjerash theksoi se Agushi është personalitet i tri figurave historike. Ai tha se si i ri Kurtesh Agushi u angazhua luftoi për të drejtat nacionale.” Ai lindi dhe u rrit ne kushte robërie, i cili më pas i ra barra për të drejtat nacionale. luftoi për të drejtat nacionale dhe për këto të drejta u angazhua edhe si nxënës edhe si studentë.” tha Rexhepi.
Ndryshe Kurtesh Sylejman Agushi u lind në Gjilan më 10 maj 1910 dhe vdes më 12 dhjetori 1989. Ai ishte veprimtar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe luftoi për të drejtat kund kolonizimit të Tokave të Kosovës si dhe, si i tillë, Kurtesh Agushi sot shquhet si njëri nga figurat më të spikatura kombëtare të rrethit të Anamoravës e më gjerë./Edona JERLIU/