Shëndeti mendor luan rol të madh në mënyrën se si njerëzit ndihen, sillen dhe mendojnë këtu kemi të bëjmë nga këndvështrimi i modelit, biologjik, psikologjik dhe social.
Shkruan: Besnik SHERIFI – 2LONLINE.com
Të jesh emocionalisht i shëndetshëm do të thotë që reagimet të jenë të arsyeshme, të mos kemi ngritje dhe rënie emocionale. Sipas psikologut (James, 2014), kur jemi emocionalisht të shëndetshëm, kemi një kod tonin etik të përhershëm, sipas të cilit dallojmë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
Shëndeti emocional luan rol të rëndësishëm në situate të ndryshme në mënyrën e tejkalimit të krizave, sfidave vështirësive të ndryshme të cilat njeriun e kaplojnë e bëjnë të reagojnë dhe organizmi i njeriut të ndryshojë.
Shëndeti emocional luan rol në mënyrën e menaxhimit të situatave, ku individi ka aftësinë të depërtojë në mekanizmin e brendshëm të veprimeve, reagimeve, dhe kjo që na ndihmon shpeshherë të kuptojmë instinktivisht se jemi duke gabuar, dhe ta shmangim gabimin, ose të kuptojmë se reagimet tona në një situatë të caktuar janë jo racional dhe si rrjedhojë, të vetë korrigjohemi.
Njeriu varësisht nga situatat e ndryshme edhe ndryshon, reagon sepse përjeton dhimbje, lëndim, gjallërim emocional por duke konsideruar vetën se jemi emocionalisht të shëndetshëm me psikikën tonë për rëndësinë e shëndetit, vet vlerësimin për vetën, ndjenjën e vetëbesimit e cila është një komponent vendimtar për mirëqenien mendore dhe emocionale situata e ndryshme dhe krizat emocionale, sociale tejkalohen.
Vetëbesimi është një promotor për lëvizjen e njeriut duke e bërë atë kërkues, hulumtues, racional, komunikues. Ndjenja e vet respektit ku ne jemi në gjendje të jetojmë të tashmen dhe të gjejmë vlera në ekzistencën tonë, çka tregon se kemi aftësinë për të mbijetuar. Disa nga çështjet e shëndetit emocional për të cilat ndikojnë pozitivisht për individin, familjen dhe shoqërinë janë:
1. Aftësia për të kuptuar vetën, mënyra e analizimit të ngjarjeve, situatave të ndryshme nëpërmjet shqyrtimit të së kaluarës se pse mendoni, ndjeni dhe veproni në një mënyrën të caktuar.
2. Të jetuarit në të tashmen dhe pretendimet për të ardhmen, aftësia për të pasur një vetëdije të fort për unin, për identitetin.
3. Marrëdhëniet tolerante e të ndërsjella, aftësia për të ndërvepruar lirshëm, pa u shqetësuar, me një nivel të kënaqshëm, aktiv, bashkëpunues, komunikues, tolerant, kreativ etj.
4. Mënyra e të jetuarit sipas vlerave në të cilat besojmë dhe jo në bazë të vlerave të imponuara.
5. Gjallëria dhe argëtimi, aftësia për të shijuar dhe jetuar jetën.
Kur njeriu ndodhet para vështirësive të ndryshme, situatave të ndryshme që ngarkojnë proceset kognitive, emocionale, sociale, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihma, mbështetja emocionale, sociale dhe duke diskutuar për mënyrën e tejkalimit të problemit dhe sfidave duke shikuar nga një këndvështrim racional se ekzistojnë mënyrat e tejkalimit të vështirësive të ndryshme dhe se zgjidhja më e mirë është përpjekja për ta zgjidhur, përpjekja për të ofruar alternativa të ndryshme që sjellin progres, zhvillim, harmoni për vetën dhe te tjerët. /2LONLINE.com/
Autori është psikolog