(2L ONLINE) – Del njeriu nga shtëpia dhe kur kthehet para dyerve të oborrit gjen një surprizë/dhuratë e bërë nga bashkëkombësit! Në fakt nuk ma kishin qëlluar, sepse unë dua më shumë macet se sa qenët, por dhurata është dhuratë. Në fakt e kishin tepruar pak se nuk më kishin sjellë vetëm një, por tre nga ta! E ju e dini se sa e vështirë është ruajtja dhe kujdesi për qenët e posaçërisht në qytet!?
Ironia mbaroi! Në të vërtetë të lënë pa tekst gjërat dhe ngjarjet të cilat dinë ose ndodhin vetëm këtej nga ne! Po si ka mundësi që njeriu të mos e dijë që ajo që nuk dëshiron të ti ndodhë atij i ja dëshiron tjetrit
Jo. s’ka mundësi, por njerëzit që mbushin karrocën me bërllog dhe e heqin nga shtëpitë e tyre dhe sjellin para shtëpisë së tjetrit pa fije turpi për mua janë njerëz të ligj dhe pa kurrfarë karakteri!
Si në këtë rastin e sjelljes së qenve/këlyshëve nga gjithandej dhe lënia e tyre në qytet para dyerve të qytetarëve është thjeshtë mungesë totale e qytetarisë!
Një i dënuar do ishte mësim për të tjerët. Se ndryshe nuk po funksionon qytetaria!
/Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/