/2L ONLINE/ – Në fshatin Hodonoc të Komunës së Kamenicës, ishte shembur një një pjesë e murit të oborrit të një shtëpie, në rrugën rajonale, Dheu i Bardhë -Hogosht, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Mirëpo, materiali i shembur e kishte bllokuar njërën korsi të rrugës, si edhe pjesa më e madhe e murit ishte gati të rrëzohej, dhe paraqiste rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, menjëherë pasi informohen nga policia për rastin , i ka ndërmarr masat për pastrimin e rrugës nga materiali i shembur, si edhe e ka eliminuar rrezikun nga pjesa që ishte gati të shembet, duke rrënuar kujdesë atë pjesë ,njëherit edhe e ka bërë transportimin mbeturinave e murit te shembur. /2L ONLINE/