DYLON

Jahjaga takon Batellin

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës AtifeteJahjaga priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore z. RobertoBatelli, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori AndreasNothel dhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-ClaudeSchlumberge.E mërkurë, 03 qershor 2015

Presidentja Jahjaga dhe Batelli biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, prioritetet e institucioneve të vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe rendit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse. Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës që prej pavarësimit të saj ka luajtur një rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë, të cilën e ka dëshmuar edhe me angazhimin në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo tha se marrëveshjet që janë arritur duhet të zbatohen në tërësi dhe se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet me zbatimin e tyre.

EkoHigjiena

Presidentja Jahajga e vlerësoi rolin që ka luajtur OSBE-ja në të gjitha proceset neper të cilat ka kaluar Kosova prej pasluftës e deri më sot. Ajo theksoi se suksesi i Kosovës është sukses i përbashkët i angazhimit dhe përkushtimit të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ajo tha se Kosova po bën përpjekje për t’u bërë anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe OSBE-në.

Përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore z. RobertoBatelli vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe e përgëzoi Presidenten Jahjaga për qasjen proaktive dhe përkushtimin që ka treguar në respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ai e njoftoi Presidenten Jahjaga për angazhimet që po bëhen për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.