Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë pritur sot, në takime të ndara në Ministri, shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjeneralin Joseph L. Lengyel bashkë me një delegacion të ushtarakëve amerikanë.
Në takimin e ministrit Berisha dhe gjeneralit Lengyel u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ata shprehen vendosmërinë për ta ngritur në nivel edhe më të lartë bashkëpunimin në mes dy vendeve në të ardhmen.
Ministri Berisha pasi e falënderoi gjeneralin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme dhe të çmueshme, siç u shpreh ai, e njoftoi edhe mbi zhvillimet, avancimin dhe të arriturat e FSK-së si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, integrimin e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve në FSK, integrimin e gjinisë femërore, trajnimet, shkollimet dhe operacionet humanitare në të mirë të gjithë komunitetit si dhe për çështje të tjera.
Gjithashtu ministri Berisha, në takim, nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe gatishmërinë e Kosovës për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në botë, duke potencuar se FSK-ja ka kapacitete të specializuara me të cilat do të mund t’i ndihmonte misionet paqësore jashtë vendit.
Ministri Berisha e njoftoi gjeneralin Lengyel edhe lidhur me gatishmërinë e FSK për tranzicion.
“FSK është e gatshme për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive shtesë dhe transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës”.
Gjenerali Lengeyl, pasi që shprehu falënderimin tij për pritjen e përzemërt, theksoi: ,,Do të vazhdojmë më rritjen e mëtutjeshme të miqësisë në mes dy vendeve tona. Është prioritet yni strategjik që të jemi bashkë me ju. Dua t’ju përgëzoj, në veçanti, për gatishmërinë tuaj për t’i kontribuar paqes