Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, si dhe Drejtoreshën e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Kamenicë Suna Zajmi, kanë mbajtur një takim me shefat e grupeve të subjekteve politike.
Në këtë takim ka marr pjesë edhe përfaqësuesi i organizatës “Kryqi i Kuq”, Rexhep Morina.
Ky takim kishte karakter konsultimi, koordinimi dhe mobilizimi, dhe diskutuar për situatën emergjente në vend të krijuar për parandalimin e COVID-19.
Gjatë diskutimeve shefat e grupeve të subjekteve politike u dakorduan që t’i ofrojnë mbështetje të parezervë Shtabit Emergjent të formuar nga komuna.
Ndër të tjera Komuna e Kamenicës është duke zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Pas krijimit të Shtabit Emergjent të formuar nga komuna, të gjithë anëtarët e këtij shtabi janë duke bërë inspektime të rregullta në terren.
“Lusim të gjithë qytetarët të rrin në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Duke mbrojtur vetën, ju mbroni edhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e komunës.