Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri tregon se në fëmijërinë ishte në gjendje të bënte gjithçka vetëm e vetëm për të luajtur futboll. Në një rast, ylli kosovar ishte shtirë se është i sëmurë, duke mos shkuar fare në shkollë vetëm për të marrë pjesë në një turne futbolli.
Ylli kosovar nga Zhegra e Gjilanit ishte talent i jashtëzakonshëm që kur ishte fëmijë.
Madje, në një rast, përfaqësuesi zviceran tregon se familja e tij ishte detyrohej të gënjente, vetëm e vetëm që futbollisti i Liverpoolit të mos shkonte në shkollë, por të merrte pjesë në një turne të futbollit.
28 vjeçari e ka treguar një rast kur, në “kurthin” e tij nuk kishte rënë mësuesja, e cila përmes mediave e kishte zbuluar “sëmundjen e rreme” të Shaqirit.
“Nëna ime në atë kohë iu kishte shkruar përgjegjësve të shkollës se isha i sëmurë, ndërkohë që unë po shkoja për të marrë pjesë në një turne në Pragë. Isha në formë të shkëlqyeshme dhe luajta mjaft mirë. Kur u riktheva në shkollë të hënën, pretendoja se isha i ftohur. Mirëpo, mësuesja më thirri dhe ma vendosi gazetën në tavolinë duke thënë: ‘Oh, ti ishe i sëmurë?’. Në faqen kryesore ishte fotografia që më shfaqte mua me trofe, si lojtari më i mirë i turneut”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt.