A do të largohet definitivisht Xherdan Shaqiri nga Stoke City?!. ka kohë që përfolet kjo, por si duket tani është më se e mundshme, për ët mos thënë punë e kryer, që mesfushori kosovar të rikthehet në Serie A. 25-vjeçari kërkohet nga Roma që ka bërë gati ofertën për blerjen e ish mesfushorit të Interit, tani të Stoke City-t, raporton “Calciomercato.it”. Shaqiri nuk ka dhënë shkëlqimin e pritur tek skuadra nga Premierliga. Andaj, nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim sërish duke luajtur në Kampionatin italian.