Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është futur në listën e dhjetë lojtarëve më të mirë pas fazës së grupeve në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’. Pas përfundimit të fazës së grupeve, FIFA ka bërë përzgjedhjen e dhjetë më të mirëve, listë kjo e mbushur me surpriza të shumta duke u eliminuar Spanja, Itali e Anglia, tani një tjetër surprizë vjen nga FIFA.
Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka publikuar një renditje të 10 futbollistëve më të mirë gjatë fazës së grupeve, por çuditërisht në këtë listë mungojnë 2 prej golashënuesve të deritanishëm, Lionel Messi dhe Thomas Muller, të dy me nga 4 gola, derisa në këtë liste gjendet edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri.
I pari është renditur kolumbiani 23-vjeçar, James Rodrigues, duke u vlerësuar me 9.79, nga 10 pikë të mundshme. Rodrigues ndiqet nga kroati Ivan Perisiç, ndërkaq, Shaqiri, i cili shënoi hat-trick në fitoren e Zvicrës kundër Hondurasit (3-0), zë vendin e shtatë.
Ja lista e dhjetë më të mirëve:
1.James Rodriguez, Kolumbi (9.79)
2.Ivan Perisic, Kroaci (9.74)
3.David Luiz, Brazil (9.69)
4.Karim Benzema, Francë (9.65)
5.Arjen Robben, Holandë (9.62)
6.Daniel van Buyten, Belgjikë (9.58)
7.Xherdan Shaqiri, Zvicër (9.55)
8.Neymar, Brazil (9.52)
9.Thiago Silva, Brazil (9.5)
10.Mamadou Sakho, Francë (9.47)