Nuk janë ekipet e vetme dy skuadrat angleze Manchester Unitedi dhe Liverpooli që po synojnë ta transferojnë talentin e Ateltico Madridit, Koke.
Interesim për reprezentuesin e Spanjës ka shfaqur edhe Bayern Munichun. Madje ekipi bavarez thuhet se është i gatshëm t’ia ofrojë klubit spanjoll Xherdan Shaqirin për Koken.
Kampioni i Evropës po synon ta ofrojë mesfushorin kosovar për ta ulur çmimin e këtij shkëmbimi, pasi vlerësohet se Koke kushton shtrenjtë.