Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën më të lartë nga e përditshmja zvicerane ”Blick” për paraqitjet në Botërorin e Brazilit. Me nota të mira janë vlerësuar edhe Admir Mehmedi, Valon Behrami e Blerim Xhemaili, teksa Granit Xhaka ka notën më të dobët ndër shqiptarë.
E përditshmja zvicerane Blick, u ka dhënë një vlerësim të gjithë lojtarëve të Përfaqësueses së Zvicrës për paraqitjet në Botërorin e Brazilit.
Kësisoj, më i vlerësuari ndër shqiptarë ishte Xherdan Shaqiri. Futbollisti i cili shënoi tre gola për zviceranët në këtë garë është vlerësuar me notën mes 5 dhe 6, notë të cilën e ka vetëm edhe Ricardo Rodriguez, mbrojtësi i majtë.
Admir Mehmedi e Valon Behrami mbajnë notën 5, që është një vlerësim tejet i mirë, teksa Blerim Xhemajli është mes notës 4 dhe 5.
Ndër shqiptarë, më pak i vlerësuar ka qenë Granit Xhaka, i cili mori notën 4. Philippe Senderos ishte me notën më të dobët në skuadër, duke qenë mes 2 dhe 3.