Mesfushori i Bayern Munichut ka dëshmuar sërish se nuk e harron vendlindjen e tij dhe këtë e tregoi që në ditën e parë të ushtrimeve në Brazil. Xherdan Shaqiri që në udhëtimin dhe arritjen e tij në Brazil e paraqitjen e parë aty ka treguar se Kosovën dhe Shqipërinë vazhdon ta ketë në zemër.
Mesfushori i Bayernit na çantën e tij të udhëtimit është shfaqur me flamurin e Zvicrës, Kosovës dhe atë kombëtar të shqiptarëve, flamuj këta që i mban edhe në këpucët e lojës sa herë që paraqitet në fushën e blertë, njofton Sport1.
Në ditën e të misionit në Brazil, futbollistët shqiptar të Zvicrës si Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi e Granit Xhaka kanë qenë ndër më të kërkuarit edhe nga tifozët e shumtë që kanë shikuar stërvitjen e tyre në Porto Seguro.