Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, ka vlerësuar se Zvicra ka potencial për të kaluar fazën grupore në botërorin “Brazili 2014”.
Zvicra bën pjesë në grupin E së bashku me Ekuadorin, Francën e Hondurasin. “Kemi potencial për të kaluar fazën grupore. Nëse menaxhojmë këtë fazë mirë, çdo gjë është e mundur. Mendoj se kundër Ekuadorit e Hondurasit do të jemi favoritë”, ka thënë ai.
Lojtari i Bayernit ka thënë se botërori do të jetë ngjarje e madhe për lojtarët e Zvicrës. Pjesë e Zvicrës janë plot gjashtë lojtarë shqiptarë.
“Shumë njerëz presin shumë nga ne. Duhet të pritet shumë, por jo tepër. Ne në dy vitet e fundit kemi triumfuar apo i kemi sfiduar denjësisht skuadrat e mëdha ndaj të cilave kemi luajtur. Po ashtu kemi siguruar kualifikimin pa ndonjë problem. Por duhet të jemi realistë. Ne jemi ende Zvicra e vogël dhe në një turne me skuadrat më të mira në botë nuk mundemi lehtë të luajmë rolin kryesor”, ka thënë Shaqiri të martën në intervistën për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Zvicrës./kohanet/