Mesfushori kosovar i Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, në një emision televiziv zviceran ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me familjen.
Ai ka thënë se familja për të është gjëja më e rëndësishme në jetë.
“Vëllai im ka ardhur të jetojë bashkë me mua në Mynih. Prindërit e mi më vizitojnë në çdo ndeshje që e luajmë në shtëpi. Dhe nënën time ende duhet ta thërras në telefon pas çdo ndeshjeje, pasi nuk e zë gjumi. Babai, mua dhe vëllezërit na ka mbështetur gjithmonë, në shkollë dhe në futboll. Unë i jam shumë mirënjohës babait tim”, ka thënë Shaqiri.
Ai ka treguar pse ende nuk ka të dashur. “Në këtë moment nuk kam të dashur, jam i koncentruar në futboll dhe kështu bëhet e vështirë për të gjetur dashurinë. Gjithkush dëshiron të krijojë familjen. Është e rëndësishme për mua që familjes, shokëve dhe prindërve të mi t’u pëlqej ajo që zgjedh”, ka shtuar Shaqiri.