Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë se gara zgjedhore e 11 qershorit do të jetë interesante.
Ai ka mirëpritur largimin nga listat zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin dhe nuk pret se kjo do të ketë ndikim në votën e elektoratit.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka vlerësuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe kandidati i tij për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka një përparësi për t’i fituar zgjedhjet. “Ramushi ka gjasa më tepër që të bëhet kryeministër”, është shprehur ai.
Por, sipas tij, ky koalicion do ta ketë problem formimin e Qeverisë së re.
Shala thotë se pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të ketë zhvillime interesante, pasi sërish ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për ndërtimin e një koalicioni, i cili për detyrë kryesore do ta ketë shtyrjen përpara të marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Për më tepër:
BURIMI: Epoka e Re