Tash është radha e Surdullit. Ish-kryetari i Kamenicës të martën për herë të parë do të ulet në bankën e të akuzuarve. Në Gjykatën Themelore në Gjilan pritet që të mbahet seancë fillestare në rastin e Shaip Surdullit.
Njëjtë kishte ndodhur edhe me pasardhësin e tij Begzad Sinani. Edhe kryetari aktual i Kamenicës akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mirëpo ai është shpallur i pafajshëm, akuzat ndaj tij janë bërë pikërisht nga Surdulli. “Tribuna” ka tentuar të kontaktojë me Surdullin, por kontakti me të ishte i pamundur. Mirëpo në orarin e mbajtjes së seancave të EULEX-it, seanca fillestare ndaj tij do të fillojë më 6 maj në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Prokuroria ka ngritur në fund të vitit që shkoi aktakuzë kundër Surdullit, një biznesmeni dhe dy ish-zyrtarëve komunalë. Prokurori pretendon se grupi i tyre keqpërdorën mbi 6 mijë euro në një projekt për rregullimin e lumit “Kriva Reka”. Në aktakuzë janë të përfshirë edhe Sadik Thaçi, ish-udhëheqës i Zyrës së Prokurimit, Izet Thaçi, mbikëqyrës i punimeve dhe Ali Kastrati, pronar i kompanisë private “Besniku”, e cila i ka kryer punimet në lumin “Kriva Reka”
http://gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=66045&thekso=surdulli