Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, sipas rezultateve preliminare ka fituar edhe një herë mandatin e deputetit.
Sipas rezultateve preliminare Kamberi është kandidati më i votuar në komunat shqiptare të Luginës.
Sipas Kamberit, me listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” ka fituar 11.500 vota, të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë. /2LONLINE/