Ishin të parët në garat komunale në shah, vazhduan me sukses edhe në garat rajonale e këtë të diele në Gjakovë ia dolën të shpallen kampionë të Kosovës në lojën me katrorë magjikë.
Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani, që dallohen në mësime e në garat e dijes, për çdo vit arrijnë që të shpallen kampionë edhe në garat sportive, në sporte kolektive e individuale.
Garat e organizuara nga Sporti Shkollor, gjithnjë kanë tërhequr garues të shumtë e në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan u arrit që të krijohet një ekip i mirë i shahut, djem e vajza, të cilët nën udhëheqjen e mësimdhënësit të tyre Blerim Shala, ia dolën që të ngadhënjejnë në të gjitha garat e në fund u shpallën edhe kampionë të Kosovës.
Fillimisht garuesit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” u përballën me ekipin fitues të Rajonit të Prishtinës, të cilët i mundën me rezultat 4:2. Në përballjen tjetër ata para vetes kishin garuesit e Rajonit të Mitrovicës, të cilët i mposhtën me rezultat bindës 6:0 e së fundi u desh që të përballen me ata që cilësoheshin një nga favoritët, garuesit nga rajoni i Ferizajt, të cilët i mposhtën me rezultat 4:3.
Ekipi i Gjimnazit Natyror Xhavit Ahmeti përbëhej nga këta nxënës:
Melisë Fetahu X-2
Milot Haziri X-4
Edion Berjani X-6
Gert Bajrami X-8
Anilë Zuzaku XI-4
Alp Sahiti XII-1
Blend Halimi XII-5
Përzgjedhës dhe përfaqësues zyrtar i shkollës: Blerim Shala
Drejtor: Bekim Mustafa