(2L ONLINE) – Pas vendimit dhe formimit të Bordit udhëheqës për njësinë e kulturës nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në përbërje Kujtim Shahiqi /anëtar/, Adriana Matoshi /anëtare/, Bashkim Negjipi /anëtar/, Jahi Jahiu /anëtar/, Bujar Haziri/anëtar/ sipas detyrës zyrtare/, Ali Demi /anëtar/ sipas detyrës zyrtare, mbajti takimin e pare pune.
Kujtim Shahiqi në emër të këtij Bordi ka thënë se me qëllim të rivitalizimit të sektorit të kulturës në komunën e Gjilanit, fillimisht bordi bën analizën e përgjithshme për gjendjen faktike të kulturës në Komunën e Gjilanit duke përfshirë komunitetin e Artit pamor, grupet dhe shoqëritë folklorike , me theks të veçantë të artit skenikë.
Shahiqi ka përmend Teatrin , si sektori më I rëndësishëm, ku janë identifikuar anomali të shumta, e bordi I kulturës merr vendim që të fillojë;
1. Përpilimin e planit financiar për vitin 2015
2. Përmirësimi dhe plotësimi I statutit ekzistues në harmoni me statutin e teatrove në nivelin qendrorë. Të mundësohet qëndrueshmëria financiare si institucion shtetëror ku si burime financiare do të jenë Komuna e Gjilanit, donatorët e ndryshëm, Ministria e Kulturës, projektet nga donatorët.
3. Në vargun e aktiviteteve për këtë vit është paraparë që trupa teatrore të inskenoj dy shfaqje edhe atë (Një dramë dhe një Komedi) deri në fund të vitit kalendarik.
“Bordi I Kulturës është I vendosur unanimisht që kulturën e Gjilanit ta ngris në piedestalet më të larta kulturore duke eliminuar hap pas hapi të gjitha pengesat dhe barrierat egzistuese. Në mbledhjen e parë konstituive të këtij bordi Kryetari Komunës Lutfi Haziri u zotua se do të përkrahë maksimalisht kulturën e Gjilanit si prioritet Komunal’, ka thënë Shahiqi, njërin nga anëtarët e këtij Bordi. /2L ONLINE/