/2L ONLINE/ – Duket se kanë shpërthyer plasaritjet që ndodhën kohë më parë në AKR-në e Gjilanit, pas vendimit të kryesisë për shkarkimin e nënkryetarit Kujtim Shahiqi, vetëm pesë ditë më pas, pasi ai ishte zgjedhur në këtë pozitë, pas Kuvendit Zgjedhor që kishte mbajtur ky subjekt politik, ku kishte nxjerrë strukturat e reja udhëheqëse të Degës. Ymrane Shahiqi, kryetare e Forumit të Gruas së AKR-së, ka thënë se ky Forum, në mbledhjen e radhës, do të kërkojë dorëheqjen e Ismet Hajdinit nga pozita e kryetarit të Degës, në të kundërtën, siç ka thënë ajo, nuk do të bashkëpunojnë me të.
Ja, deklarata e plotë e kreut të Grave të AKR-së, Ymrane Shahiqit:
“Patetizmi I Kryetarit të Degës në Gjilan z.Ismet Hajdini i cili flet me emocioni para arsyes, ngjallë një fare mëshire dhe trishtimi ndaj një situate apo njeriu, përdor terminologji mjekësore siç është obstruksion në kuptimin e bllokimit e funksionimit të një organi,për sqarim ndaj këtij termi do ju jap një shembull I përdorur nga vet kryetari I degës. Kryesia e degës pas konstituimit nuk thërret F.G. në asnjë mbledhje të kryesisë ku dihet mirëfilli se Kryetarja e degës me automatizëm eshët anëtare e rregullt e kryesisë së degës. Në pyetjen time të z.Arianitit sekretarit të degës për çfarë arsye nuk është ftuar Kryetarja ai përgjigjet se janë urdhrat e kryetarit të degës /posedojmë incizimin e kësaj bisede telefonike/kjo flet mjaft se kush është obstruktiv në këtë rast. Dihet mirëfilli se kryetari I partisë duhet të jetë element unifikues e jo destabilizues, nga frika se do te ketë kundërshtime dhe mendime të tjera
Arsyetimet e tija me Nepotizëm nuk ka të bëj fare me këtë rast, thënë më saktë nepotizëm: nënkupton punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Në mbledhjen e kryesisë pa prezencën time kërkon shkarkimin tim si kryetare e F.G.Sa për sqarim të z.Ismetit unë nuk jam emëruar jam zgjedhur në konventën e F.G nga 184 delegat me vota. Unë dhe gjithë ju që jeni të kyçur në subjekte politike funksiononi në baza vullnetare ,pa kurrfarë pagese dhe nuk e di se si mund të jetë nepotizëm apo familjarizim kur përveç mundit dhe dëshirës për kontribut vullnetar nuk ka kompensim material dhe nuk dëmtojmë asnjë buxhet individual apo publik përveç atij personal.
Thirret në F.G. për vendimet e mara ku çuditërisht harron se un jam kryetare e forumit kurse bindshëm ju them se përveç disa emrave të përvetshëm ai fare nuk I njeh, duke mënjanuar klanin e tij me të cilin manipulon duke premtuar pozita dhe funksione. Me themelimin e F.G. në Gjilan kanë ekzistuar vetëm 3 nëndegë kurse në Konventën formimin e F.G. në sallën e hotelit “Kristal” kanë qenë të pranishëm mbi 250 gra dhe 184 delegat të regjistruara me emër dhe mbiemër /Ju dërgoj foto nga ky manifestim/. Në karrierën e tij politike nëpër 4 parti ai gjithmonë ka qenë bartës I listës, asambleist, drejtor dhe çuditërisht asnjëherë nuk ka dalë në votim. Tani në AKR fiton postin e Kryetarit të degës duke dashtë në çdo mënyrë të eliminoj personat që shfaqen si rrezik duke përdor terme, klane dhe shpifje hipotetike .
Për këtë arsye në mbledhjen e radhës F.G do të kërkojë dorëheqjen e Ismet Hajdinit nga posti i Kryetarit të Degës në të kundërtën nuk ka bashkëpunim”.
Kryetare e Forumit të Gruas
Ymrane Shahiqi