Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar debatin me temën: Sfidat e Zhvillimit Ekonomik dhe Planifikimi Strategjik në Komunën e Kamenicës.
Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi me bizneset lokale dhe institucionet Komunale lidhur me infrastrukturën Ligjore, zbatimin si dhe sfidat, vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarive te tyre biznesore.
Si rekomandime të dala nga debati janë: Aktivizimi i Qendrës të Bizneseve,mungesa e punëtorëve, rënia e punës në përgjithësi si rezultat i ngritjes se çmimeve dhe zvogëlimit të ndërtimeve, problemet pronësore, destinimi i tokave, mungesa e shërbimeve të domosdoshme (uji, rryma, kanalizimi), punësimi i personave me aftësi të kufizuara në sektorin publik dhe privat, ndryshimi i kritereve për personat me aftësi të kufizuara gjatë aplikimit për punë dhe subvencione, shqyrtimi i kërkesave të bizneseve drejtuar organeve komunale dhe kthimi i përgjigjeve brenda afateve ligjore.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Burbuqe leka nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, përfaqësues të Qendrës për përkrahje të Bizneseve, përfaqësues të bizneseve lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/