Drita do të takohet sot me fillim nga ora 13:30 me Drenicën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në kuadër të xhiros së radhësh në Ipko Superligë.
Drita dhe Drenica do të përballen për herë të dytë në kampanjën 2018/19,, pas betejës së parë në “Bajram Aliu” të fituar nga kampionët në fuqi 1-2.
Ndeshjen do ta drejtojë gjyqtari Gramos Shala, i cili do të shoqërohet nga asistentët Visar Kelmendi dhe Florim Jakupi, ndërkohë Dardan Çaka do jetë gjyqtarë i katërt.
Në shtatë duelet e fundit Drita është ekip dukshëm më i mirë, teksa ka fituar katër përballje, dy herë të tjera e ka marrë një pikë, ndërkohë vetëm një takim i ka takuar Drenicës.