Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit ka mbajtur takimin informues me klubet dhe shkollat e futbollit në lidhje me fillimin e kampionatit të ri.
Në këtë takim u dakordua që edicioni ri futbollistik me grupmoshat e fatosëve, pionierëve dhe kadetëve të fillojë më 17 dhe 18 shtator.
Gjithashtu u konfirmua edhe rikthimi i Klubit Futbollistik “Vllaznia” në garat rajonale.
Nga të gjithë pjesëmarrësit u vendos në mënyrë unanime që asnjë futbollist të mos ketë të drejtë loje pa ID kartelën zyrtare.
Për ndeshjet e xhiros së parë dhe kalendarin e stinorit vjeshtor të kampionatit do të ju informojmë me kohë, thuhet në njofitm. /2LONLINE/
LRF Gjilan