Open Data Kosovo në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë në Gjilan, kanë organizuar takim me të rinjtë gjilanas.
Koordinatori për rini Genc Mustafa dhe menaxherja e projektit, Blerina Ramaj, mbajtën sesionin informues për trajnimin “Parandalimi përmes teknologjisë” që është projekti më i ri i cili i targeton të rinjtë në komunën e Gjilanit.
Ky projekt implementohet nga Open Data Kosovo dhe financohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe mbështetë nga Sektori i Rinisë në Gjilan.