Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural në Viti, në bashkëpunim me IADK-në, kanë mbajtur një sesion informues me gratë e komunës së Vitisë, respektivisht identifikimin e grave për ndjekjen e trajnimeve në module të caktuara.
Synim i këtij sesioni ishte që të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së gruas, duke krijuar mundësi punësimi/ vetëpunësimi, si dhe të ndikojë që gratë të bëhen edhe më të fuqishme në interesat e tyre.
Organizatorët, menaxherja e projektit të IADK-së Hafize Veseli dhe zyrtarja e Drejtorisë së Bujqësisë Fadile Demelezi, theksuan se prioritet do të kenë gratë dhe vajzat e reja të papuna, që kanë gjendje jo të mirë ekonomike e të cilat janë të interesuara për të filluar një biznes të ri, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.
IADK, do te identifikoj gratë e interesuar dhe te cilat plotësojnë kriteret për te marre pjesë ne trajnimet ne 4 modulet:
Përpunim të pemëve dhe perimeve, përpunim të qumështit, përgatitjes së ushqimit tradicional dhe përgatitjes së ëmbëlsirave.
Në modulet e lartcekura, do të organizohen pjesëmarrëset në 6 grupe që do të përbëhen nga 10-12 gra pjesëmarrëse, që gjithsej do të përfshihen 60-72 gra.