Ish-futbollisti gjilanas, Visar Sermaxhaj vazhdon të jetë aktiv në futboll, por kësaj radhe edhe me një detyrë të re. Ai ka pranuar të vazhdoj rrugën e nisur tani e një kohë, por tashmë si trajner i Dritës në grupmoshat e reja, kategoria U17.
Këtë e ka konfirmuar Shkolla e Futbollit Drita, e cila vazhdon të jetë e angazhuar në kërkim dhe ngritje gjeneratave të reja dhe të akademisë së klubit.
Për këtë detyrë, edhe vet Sermaxhaj ka falënderuar klubin për besimin, ndërsa është zotuar për përkushtim, duke i dëshiruar suksese futbollistëve të rinj pjesë e klubit, Drita.
“Ndjehem i lumtur që jam trajner i kategorisë U-17.Falemnderoj klubin dhe kordinatorin për besimin qe patën tek unë. Lojtarëve i’u dëshiroj shëndet dhe suksese në rrug të mëtutjeshme!
FC DRITA U-17
Me respekt:Visar Sermaxhaj”, ka shkruar Sermaxhaj.