Ditë më parë u raportua se hajnat kishin vjedhur në kasafortën e një xhamie në Gjilan, e poashtu sot autoritetet policore, në raportin e tyre për 24 orët e fundit, raportuan edhe për një rast tjetër të vjedhjes në arkën e një xhamie.
Kësaj here vjedhja ka ndodhë në arkën e xhamisë në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, ku janë vjedhur rreth 100 euro, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Raporti i policisë
VJEDHJE E RËNDË
Lagja ”Dheu i Bardhë”, Gjilan, 13.03.2021-18:40. Është raportuar se një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e të hollave dhe ka vjedhur rreth njëqind (100)€ para të cilat janë tubuar nga xhemati i xhamisë për nevoja te tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar.