Një plan i detajuar i Beogradit për ta fuqizuar mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës në fund të dialogut me Prishtinën mund të dështojë. Beogradi do ta ketë vështirë që ta miratojë ligjin kushtetues ku do të merrte obligim ligjor që t`i zbatojë marrëveshjet me Prishtinën por do ta definonte Kosovën si njësi autonome në kuadër të Serbisë, shkruan gazeta tribuna.
Një veprim të tillë, parlamenti i Serbisë nuk do të mund ta bëjë nëse në janar nis dialogun për anëtarësim në BE. Në strategjinë për dialogun e anëtarësimit të prezantuar nga shtetet anëtare të BE-së, shkruhet se gjatë dialogut për anëtarësim Serbia nuk do të duhet të bëjë veprime që shkojnë ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
“Në përpjekjet e saj që të harmonizohet me EU aqquis, Serbia duhet që të sigurojë se legjislacioni që adoptohet, përfshirë fushën gjeografike, nuk shkojnë në kundërshti me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në dokumentin e publikuar javë më parë nga gazeta Tribuna