inistri serb i ngarkuar për Kosovën Aleksandar Vulin ka deklaruar se marrëveshja e ardhshme në Bruksel duhet të jetë ajo për pasurinë, e më pas ajo për trashëgiminë kulturore dhe për pozitën e Kishës serbe në Kosovë. Ai ka theksuar, siç njoftojnë medie të Beogradit, se duhet të arrihet marrëveshja si të zgjidhjet problemi i pasurisë, si të zgjidhet problemi, siç e ka quajtur ai, i gjithë asaj që shteti i Serbisë ka investuar me decenie në Kosovë.
“Si do ta zgjidhim problemin për të cilin ne kemi paguar kamata, borxhe, dividenda për pasurinë që është në jug, për pasurinë që nuk e shfrytëzojmë fare, ato janë qindra milionë euro”, ka thënë Vulin, njofton B92.
Vulin ka theksuar se Marrëveshja për energjinë që është nënshkruar kohë më parë, është në të vërtetë pronësia mbi Liqenin e Gazivodës dhe të Valaçës që gjenden në veri të Kosovës dhe kjo është lënë temë për marrëveshjen për pasuri.
Vulin ka thënës se Serbia nuk e njeh privatizimin që bëhet pa serbë në Kosovë dhe për këtë arsye, sipas tij, duhet të arrihet marrëveshja për pasuri.
Duke folur për funksionimin e kombinatit Trepça, Vulin tha se për këtë kombinat duhet biseduar edhe me kategori ekonomike e jo vetëm politike për të parë se kush sa ka investuar në Trepçë dhe kujt i ka borxh Trepça.
“Kredidhënësit më të mëdhenj të Trepçës janë ndërmarrjet nga Serbia dhe ato nuk mund të falin borxhet”, ka thënë Vulin
Vulin ka përfunduar se Marrëveshja e Brukselit është vetëm njëra nga marrëveshjet dhe ajo nuk mund të jetë e fundit pasi që nuk është definuar as përafërsisht krejt jeta në Kosovë