(2L ONLINE) – Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, nënë ndërmjetësimin e baroneshës Ketrin Eshton, studentët nga Kosova lindore që studiojnë jashtë Serbisë, si në Kosovës e Maqedoni i garantohet njohjen e diplomave. Kështu thotë Kushtrim Kadriu, zëdhënës i Lëvizjes “Vatra”
Sipas tij, këta të diplomuar fillimisht duhet të bëjnë nostrifikimin e diplomave të tyre në institutin ndërkombëtar “Spark”, institut i caktuar nga Bashkimi Evropian për ta kryer ketë pune.
Kadriu ka thënë se studenten nga Kosova Lindore po e ndjekin të njëjtën procedure të sugjeruar nga Bashkimi Evropian, Beogradi, Prishtina, duke nostrifkuar diplomat në ketë institute e qe ky institut është caktuar nga marrëveshjet e arritura mes Serbisë e Kosovës me insistimin(garantimin) e Bashkimi Evropian për të kryere ketë procedurë.
‘Edhe pse po kryhet kjo procedure nga ketë të diplomuar prapë këto diploma nuk po njihen nga pala serbe dhe ky nostrifikim nuk po konsiderohet legal. Të diplomuarve Luginas, ju kërkohet që të bëjnë të njehte gjë në institutet e Beogradit ku kjo Procedurave është shume mundimshme për të arritur gjer tek nostrifikimi i diplomave të universiteteve të Kosovës dhe Maqedonisë”, ka thënë Kadriu.
Sipas tij, fillimisht ju kërkohet pagës afro 600 euro për ta bërë një procedure të tille, të hynë në provime shtesë edhe pse kane diplomuar e qe ne fakt i bien mos respekt i marrëveshjes se Brukselit, nënçmim i diplomave të shteteve përkatëse nga pala serbe. /2L ONLINE/